Ads 468x60px

.

Sunday, November 24, 2013

Heroi Lorik Cana

Heroi Lorik Cana

Mesfushori shqiptar, Lorik Cana, e ka shpëtuar Lazion nga humbja si mysafir i Sampdorias.

Në takimin e zhvilluar në Stadio Comunale Luigi Ferraris, rrjetat heshtën në gjysmë e parë.
Në pjesën e dytë, vendasit mbetën me një futbollist më pak, pas përjashtimit të Nenad Krsticic me karton të kuq (46’).
Mirëpo, inferioriteti numerik nuk i ndaloi ata që ta shënonin golin e epërsisë me anë të Roberto Sorianos (67’).

Megjithatë, kur pritej që kryeqytetasit ta humbnin ndeshjen, në skenë doli Lorik Cana, i cili siguroi një pikë të artë për Biancocelestët (90’+4).
Nga ndeshjet tjera, Udinese e ka mposhtur Fiorentinan me rezultat 1-0. Thomas Heurtaux shënoi golin e vetëm (34’).
Lazio është në vend të tetë në tabelë me 17 pikë të grumbulluara pas 13 javësh. Fiorentina ka 24 pikë në vend të pestë, kurse Udinese 16 pikë në vend të dhjetë. /Telegrafi/

ads




 
 
Blogger Templates