Ads 468x60px

.

Monday, November 25, 2013

Ekipi më i mirë në Evropë....

ac3f9014-e3f5-4767-aa10-84bc248e462a.jpg
Përballë pyetjes se cila është skuadra më e mirë e Europës shumëkush mund të përgjigjet Bajern i Mynihut, Barcelona apo ndonjë skuadër tjetër por për gjuhën e ftohtë të shifrave dhe koeficientëve në fakt nuk është kështu. Pas fitores 7-0 ndaj Getafes është Atletiko e Madridit skuadra që ngjitet në krye të klasifikimit të Uefas për sezonin aktual me 13 857 pikë. Skuadra e Simeones është në vendin e dytë të klasifikimit në La Liga dhe është tashmë e sigurt për kualifikimin në 1/8 e Champions League si kryesuese e grupit. Në klasifikimin e Uefas pas Los Colchoneros vjen Bajerni i Mynihut që duke qenë se luan në një kampionat me koeficient më të vogël në krahasim me spanjollët totalizon 13 457 pikë . 

Skuadra e drejtuer nga ish interisti Diego Pablo Simeone në këtë sezon po arrin rezultate të pabesueshme dhe statistika stratosferike, 50 gola të realizuar gjithsej në kampionat dhe Champions League prej të cilëve 17 vetëm nga Diego Kosta sulmuesi brazilian që krijoi sensacion pasi zgjodhi të luajë me fanellën e Spanjës dhe jo atë të vendit të tij të origjinës. Në shkallët e tjera të podit pas Bajernit të Mynihut në vendin e dytë gjenden rivalët e mëdhenj të La Ligas, që kanë të njëjtin numër pikësh, 12 857, pas tyre PSG, Chelsea dhe dy skuadrat e Manchester me United para Citizens . Kurioz është fakti se skuadra më e mirë italiane nuk është Juventusi, por Napoli në vendin e dhjetë. Milani në telashe të mëdha cuditërisht zë vendin e 14 ndërsa Juventusi është në të 22-tin. Dicka vërtet e pashpjegueshme, për llogjikën normale por me sa duket jo për koeficientët e përllogaritjes së Uefa-s

ads




 
 
Blogger Templates